spot_img
spot_img
Friday, March 13, 2026
spot_img
spot_img

“Vendin e ka në burg….”, ministri Basha deklarohet për monopolin multimilionësh të Exfis

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka folur rreth rastit të kontratës për furnizim me kerozinë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Bëhet fjalë për kompaninë e derivateve “Ex Fis”, e cila sipas raportimit është shpërblyer me një kontratë 7-vjeçare për furnizim me kerozinë në aeroport.

Ministri Basha, duke komentuar rastin, deklaroi se çdo person që kapet duke keqpërdorur detyrën, do të përfundojë në burg.

“O vëlla e motër me pasë, kur kapet duke keqpërdorur, vendin e ka në burg. Ky është zotimi im dhe do të mundohem të punoj me zell”, tha ai.

Basha shpjegoi se marrëveshja e koncesionit e vitit 2010 lejon kompaninë LIMAK të bëjë marrëveshje për furnizim, por theksoi se asgjë nuk mund të bie në kundërshtim me Kushtetutën, e cila e ndalon monopolin.

“Pa dashur ta paragjykoj rastin, kam kërkuar takim me drejtorin dhe do të ulemi që të sigurohemi se ka trajtim të barabartë të palëve dhe konkurrencë të lirë në treg. Do ta trajtoj rastin dhe do të diskutojmë për furnizues shtesë që të mos ketë monopol, sepse kjo përkthehet në bileta më të shtrenjta për qytetarët,” u shpreh ministri.

Ai u zotua se do të jetë i pakompromis ndaj abuzimeve: “Po të betohem që nuk do ta lë asnjë njeri me vjedhë shtetin. Kam njërën prej ministrive me kontrata milionëshe dhe do të mundohem çdo ditë me zellin më të madh t’i shërbej Republikës dhe t’i ndaloj keqpërdorimet, sepse mjaft është keqpërdorur”, th ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit