spot_img
spot_img
Thursday, March 12, 2026
spot_img
spot_img

Kos paralajmëron Serbinë: Vendet nën ndikimin rus nuk mund të hyjnë në BE

Serbia është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor dhe vend kandidat për anëtarësim në BE që ka refuzuar thirrjet e Brukselit për t’u përshtatur me politikën e jashtme të BE-së dhe për t’i vendosur sanksione Rusisë, pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës.

Kjo është arsyeja kryesore përse negociatat e anëtarësimit janë ngrirë – vendi nuk ka hapur asnjë kapitull që nga dhjetori i vitit 2021, dy muaj përpara se të fillonte lufta në Ukrainë.


Deri vonë, Serbia është konsideruar si një nga vendet kryesore në procesin e pranimit në Bruksel.

“BE-ja ka qenë shumë e qartë me partnerët tanë, përfshirë vendet kandidate si Serbia: marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të vazhdojnë si zakonisht me regjimin e [Vladimir] Putinit dhe pas agresionit të paprovokuar dhe të pajustifikuar rus kundër Ukrainës”, tha Guillaume Mercier, zëdhënës i Komisionit Evropian për procesin e zgjerimit, në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë.

Nemanja Todoroviq Shtipllija, drejtor ekzekutiv i Qendrës joqeveritare për Politika Bashkëkohore në Beograd, vlerëson se BE-ja, gjatë zgjerimeve të saj të mëparshme, nuk ka zhvilluar mjaftueshëm mekanizma për ta mbrojtur atë nga ky lloj i ndikimit të jashtëm.

“Nuk ka asnjë vend tjetër që mund të përkufizohet në mënyrën se si e përcaktoi komisionarja Kos”, thotë Todoroviq.

Sipas tij, BE-ja ka shembuj të mjaftueshëm me vendet si Hungaria, që janë pjesë e bllokut e që dëmtojnë unitetin brenda BE-së.


Mali i Zi, aktualisht, është në vendin e parë për anëtarësim.

Zyrtarët e BE-së besojnë se është reale të pritet që ky vend të përfundojë procesin e negociatave deri në fund të vitit 2026, në mënyrë që t’i krijojë kushtet për anëtarësim deri në fund të vitit 2028.

Shqipëria, tash për tash, mban vendin e dytë, të cilin e mori nga Serbia pasi hapi të gjithë kapitujt e negociatave vitin e kaluar, në kohë rekord.

Megjithatë, përparimi i këtyre vendeve nuk nënkupton se ato nuk do të jenë nën vëzhgimin e Brukselit kur bëhet fjalë për reformat – veçanërisht ato thelbësore që lidhen me sundimin e ligjit.

Kosova, që ka aplikuar për anëtarësim në BE në fund të vitit 2022, është i vetmi shtet në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk ka statusin e vendit kandidat, teksa Shqipëria ka përparuar në rrugën evropiane, duke hapur të gjithë kapitujt negociues dhe tani pret që të nisë mbylljen e tyre.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit