spot_img
spot_img
Thursday, March 12, 2026
spot_img
spot_img

Ia mbyllën rastin Ethem Çekut, mbesa e akuzon shefin e APK’së – kjo është përgjigja e Buleshkajt

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) ka vendosur që t’ia mbyllë rastin ish-ministrit Ethem Çeku për mospërputhje të deklarimit të pasurisë.

Lidhur me këtë, ka reaguar mbesa e Çekut, Doruntina Çeku- Eymann, e cila me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ e ka konsideruar këtë vendim si të padrejtë dhe ka bërë të ditur se për këtë vendim ka kërkuar llogaridhënie nga komisioni i mbikëqyrjes së këtij institucioni.

“Sot poashtu kam informuar dhe kryetaren e parlamentit Albulena Haxhiu. Standardet e dyfishta nuk duhet te aplikohen dhe poashtu per kete skandal do te sigurohem qe ta ndjeki me ligj ashtu sic edhe i kam premtuar Yll Buleshkaj permes emailit“, thuhet ndër të tjera në reagimin e saj.

Gazeta Insajderi ka kontaktuar APK’në lidhur me rastin e ish-ministrit, të cilët kanë thënë se nuk është arritur të dokumentohet diskrepanca në deklarimet e pasurisë.

“Gjatë këtij procesi janë analizuar dhe krahasuar të dhënat relevante të deklarimit të pasurisë për periudhën kohore për të cilën subjektet deklaruese janë të obliguara të bëjnë deklarim sipas legjislacionit në fuqi. Si rezultat i këtij verifikimi, nuk ka qenë e mundur të dokumentohet ndonjë diskrepancë e provueshme në deklarimet e pasurisë për periudhën përkatëse“, thuhet në përgjigje.

“Po ashtu, është me rëndësi të theksohet se pretendimi i ngritur nga znj. në fjalë ndërlidhet edhe me çështje pronësore, të cilat nuk bëjnë pjesë në kompetencën e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit. Çështjet e pronësisë janë objekt i procedurave gjyqësore dhe i takon gjykatës kompetente që, në kuadër të procedurës në zhvillim, të vlerësojë provat dhe të vendosë përfundimisht lidhur me pronësinë e pretenduar“, vijon përgjigja e AKP’së.

Për çka e akuzon mbesa ish-ministrin Çeku?

Doruntina Çeku akuzon tre axhallarët e saj, Ethem Çeku, profesor universitar dhe ish-ministër në Qeverinë e Kosovës, si dhe vëllezërit e tij Ali e Gani Çeku, se i kanë marrë në mënyrë të paligjshme hisen e trashëgimisë së babait të saj, duke e vënë në rrezik pronën familjare.

Sipas pretendimeve të saj, prona është përdorur pa autorizimin e ligjshëm të babait të saj për të marrë kredi të mëdha shumëvjeçare, duke u vendosur në hipotekë.

Ajo në një intervistë për Insajderin ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga xhaxhai i saj, janë përballur me presion psikologjik, e madje edhe që ka frikë se mund t’i ndodh diçka prindërve të saj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit