Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka deklaruar se partia ku ajo vepron, ka bërë atë që ka mundur për ta tejkaluar krizën e re që e ka kapluar Kosovën.
Musliu tha se është shumë normale që PDK ka kërkuar emrin e presidentit të dalë nga ky subjekt politik.
“Partia Demokratike e Kosovës e ka pasur ofertën shumë të qartë, ka ofruar zgjidhje të problemit ose ngërçit politik”, u shpreh ajo.
Ndërsa sa i përket emrave për president nga Partia Demokratike e Kosovës të cilët nuk u bënë publik, deputetja thotë se kjo ndodhi vetëm për shkak që të mos bëhen tabelë qitjeje.
Po ashtu, Musliu akuzoi Kurtin se nuk i shkon për shtati që ta zgjidh ngërçin politik, pasi sipas saj, ai kërkon pushtet autoritar.
“E vetmja arsye është kapja e shtetit, ose menaxhimi i pushtetit total që e ka në Kosovë”, tha ajo.









