spot_img
spot_img
Thursday, March 12, 2026
spot_img
spot_img

Kusari-Lila: Nuk i kishim të gjitha votat as nga grupi ynë për Osmanin

Mimoza Kusari- Lila ka thënë se Vjosa Osmani nuk i ka pasur të garantuara votat për presidente.
Ajo ka thënë se kanë pasur konfirmim edhe brenda Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje se nuk do ta votonin të gjithë Osmanin.

“Jam e bindur se kanë munguar votat. Në votimin në Kuti kemi pasur indikacione të qarta që së pari nuk do të jenë të gjitha votat e grupit tonë parlamentar, ka pasur konfirmim që nuk janë të gjithë grupi jonë në favor të rizgjedhjes”, ka thënë Kusari-Lila.

Ajo nuk ka folur nëse këto vota kundër ishin nga partneri Guxo, duke thënë se përë duhet të deklarohen nga kjo parti.

Ajo ka thënë se ka qenë e konfirmuar se as të gjitha votat nga LDK nuk kanë qenë të sigurta, kur ka komentuar deklaratën e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku se nuk kanë asgjë kundër kandidaturës së Osmanit.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Inovacionit, Kusari-Lila tha se u qëndron mbrapa deklarimeve të saj ku ka vlerësuar punën e Osmanit gjatë mandatit 5 vjeçar.

Ajo ka thënë se Osmani është ngutur me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit