spot_img
spot_img
Wednesday, March 11, 2026
spot_img
spot_img

Portreti i Thaçit u hodh në mbeturina në një depo të MPJ’së, reagon fotografi i tij: Tregon sa pak e respektojmë të kaluarën

Fotografi i njohur Astrit Ibrahimi, i cili ka realizuar portretin zyrtar të ish-presidentit Hashim Thaçi në vitin 2016, ka reaguar pas lajmit se portreti është hedhur në mbeturina në një depo të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Ibrahimi ka thënë se ky veprim tregon mungesë respekti ndaj së kaluarës dhe protokollit të shtetit.

“Portretin e Presidentit e kam bërë unë në vitin 2016 dhe është foto zyrtare. Hedhja e tij në mbeturina në një depo të MPJ-së tregon sa pak e respektojmë të kaluarën, por edhe vetë protokollin e shtetit. Nuk e di nëse dikush duhet të japë llogari për këtë veprim të ulët apo nëse edhe kjo do të kalojë pa shumë zë,” ka shkruar fotografi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit