Vrasja në Mitrovicë, Policia jep detaje se çfarë gjeti pas bastisjes së banesës

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mëngjesin e së premtes në qytetin e Mitrovicës, ku në rrugën “Fatime Hetemi”, për motive akoma të panjohura, një person u qëllua me armë zjarri. I plagosuri u dërgua në QKUK për trajtim, por nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve dhe vdiq.

Gazeta mësoi ekskluzivisht edhe emrin e personit që dyshohet se e vrau me gjashtë plumba viktimën në Mitrovicë, bëhet fjalë për Valdrin Salihu – që tashmë po kërkohet nga Policia e Kosovës.

Ndërkaq, gazeta dje raportoi se viktima është Florim Zeqiri, një 45-vjeçar nga fshati Vinarc, i cili nuk arriti t’i mbijetoi plagëve të marra dhe vdiq në QKUK.

E Policia e Kosovës mbrëmë lëshoi një komunikatë, duke identifikuar të dyshuarin dhe kërkuar bashkëpunimin nga qytetarët për lokalizimin dhe arrestimin e Valdrin Salihut.

Policia ka bërë të ditur se ka bastisur shtëpinë që është shfrytëzuar nga i dyshuari dhe ka gjetur e sekuestruar një pistoletë, tre karikatorë e 205 fishekë, teksa dorasi vazhydon të ndodhet në kërkim policor.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit