Një rrahje mes tre personave ka ndodhur të hënën në Kaçanik. Një person është therur me thikë nga një 24 vjeçar dhe një 17 vjeçar.
Të dyshuarit janë: H.K. (24 vjeç) dhe E.K. (17 vjeç).
Pas intervistimit nga policia, me aktvendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari H.K. është dërguar në mbajtje për 48 orë. Ndërkaq, i dyshuari i mitur E.K. është dërguar në mbajtje për 24 orë.
Ndaj tyre janë iniciuar rastet për veprat penale: “Lëndim i rëndë trupor në bashkëkryerje”, “Pjesëmarrja në rrahje” dhe “Kanosja”.
I lënduari SH.K (21 vjeç), pasi ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, është jashtë rrezikut për jetën.









