spot_img
spot_img
Tuesday, March 10, 2026
spot_img
spot_img

Burim Ramadani: Kurti ka të drejtë të propozojë presidentin, por vendi ka nevojë për kandidat konsensual

Ish-inspektori i përgjithshëm i AKI-së, Burim Ramadani ka reaguar lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës, duke thënë se kryeministri Albin Kurti, si fitues i zgjedhjeve, ka të drejtë ta propozojë kandidatin për këtë post, por sipas tij kjo nuk është zgjidhja më e mirë për tejkalimin e krizës politike.

Përmes një postimi në Facebook, Ramadani theksoi se Kurti ka të drejtë ta përzgjedhë kandidatin për president, duke e zëvendësuar presidenten aktuale Vjosa Osmani me një figurë tjetër.


“Albin Kurti si fitues i zgjedhjeve ka të drejtë të përzgjedh kandidatin për shërbyes të ri në postin e Presidentit. Shërbyesen e deritashme vendosi ta zëvendësojë me një shërbyes tjetër”, ka shkruar Ramadani.

Megjithatë, ai vlerëson se një qasje e tillë është e gabuar dhe se zgjidhja më e mirë do të ishte gjetja e një kandidati që gëzon mbështetje më të gjerë politike.


“Tash, a mundet apo nuk mundet – është çështje tjetër! Të drejtë ka, por gabim e ka! Sepse, më mirë do të ishte të propozohej e të votohej një president konsensual, gjithsesi!”, theksoi ai.

Sipas Ramadanit, vetëm përmes një kandidature konsensuale mund të tejkalohet kriza e thellë politike në vend.

“Vetëm kështu mund të kalohet kjo krizë e thellë!”, ka shtuar ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit