Futbollisti Edon Zhegrova i ka befasuar të gjithë me veprimin e fundit.
Ylli nga Kosova nuk e ka ndërmend të ndalet derisa ta arrijë formën kulmore dhe derisa trajneri Luciano Spalletti t’i japë vazhdimësi në lojë.
Në fakt, dje ekipi i Juventusit ishte pushim, por kjo nuk vlen edhe për “Messin e Kosovës”.
Mediumi italian “Tuttosport” raporton se ish-futbollisti i Baselit dhe i Lillet ka preferuar të ushtrojë para se të pushojë.”.
“Zhegrova është prezantuar dje në Continassa edhe pse teorikisht ishte ditë e lirë për të gjithë.
Ai ka punuar me një përgatitës fizik, të cilin e ka vënë në dispozicion klubi
. Ai do të mundohet të rrëmbejë minuta më shumë pasi nuk u aktivizua fare në ndeshjen e fundit në ‘Allianz Stadium’”, shkroi mediumi italian.
Juventusi do të luajë në fundjavë me Udinesen dhe Zhegrova shpreson t’i jepet më shumë hapësira në ekip.
Ai shkëlqeu ndaj Romës duke e rikthyer lojën sapo u aktivizua, por çuditërisht nuk pati asnjë minutë për të në duelin pasues kundër Pisas.









