Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, përmes një postimi në Facebook ka uruar përvjetorin e Pavarsisë së Kosovës.
Begaj u shpreh duke thënë se në këtë 18 vjetor Kosova është e fortë me institucione demokratike të konsoliduara dhe me më shumë njohje ndërkombëtare.
“ Përulje dhe mirënjohje për ata që sollën lirinë! Mirënjohës ndaj miqve dhe partnerëve tanë strategjikë, SHBA-së dhe bashkësisë perëndimore, për mbështetjen e fuqishme ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. Le të ecim bashkë drejt BE -së më të bashkuar se kurrë! BASHKË, JETË E MOT”, u shpreh ai tutje.










