Gazetari Julian Kasapi tregoi se Emanuela Daci është personi që pengon riatdhesimin e shqiptarëve që mbahen në Siri.
Sipas gazetarit, përmes terrorit ajo pengon kthimin e shqiptarëve që ndodhen atje.
“Emanuela Daci ishte ajo që thoshte: ‘Do ju sulmoj.’ Ajo ka tre fëmijë, po ashtu është Elona Shuli, Myrvete Dibra që mendohet se ka dy fëmijë. Edhe një rast tjetër, familja Balliu. Zonja është atdhesuar, ndërsa bashkëshorti i saj është kapur dhe ndodhet në burg atje.
Historia e tyre është e trishtë. Ata u nisën për në Siri për t’u kujdesur për djalin, ai kishte humbur jetën. Ata tentuan të ktheheshin, por u kapën. Ka dhe histori të tjera shqiptarësh që janë ende në kamp.
Rikthimi i Eva Dumanit duhet të shërbejë si pikënisje. Gjyshi i Elona Shulit kërkon rikthimin e mbesës. Emanuela Daci nuk rri me shqiptarët, mendohet se është personi që ka ndikuar për keq dhe ka ndaluar riatdhesimet. Është një person që përmes terrorit brenda kampit, nuk i kanë lejuar,” u shpreh gazetari në Top Story.










