Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, ka mirëpritur vendosjen e masës së përkohshme nga Gjykata Kushtetuese mbi dekretin e Presidentes për shpërndarjen e Kuvendit.
Ajo tha se kërkesa e partisë është e drejtë dhe e bazuar në Kushtetutë, duke shprehur pritshmëri për vendimin përfundimtar.








