“Gjykata e kapur apo e drejtë?” – Mustafa ironizon me LVV-në pas vendimit të Kushtetueses për dekretin e Osmanit

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar pas vendimit të Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, që vendosi masë të përkohshme ndaj dekretit të Presidentes për shpërndarjen e Kuvendit.

Përmes një deklarate publike, Mustafa ironizoi qëndrimet e Lëvizja Vetëvendosje, duke pyetur nëse tani kjo parti e konsideron gjykatën të paanshme.

“A na tregon LVV tash a është Gjykata Kushtetuese ‘e kapur nga opozita’? A është ai gjyqtari serb ende rrezik për sigurinë kombëtare? Apo tash që po i pëlqen ky vendim LVV-së, Gjykata është krejt në rregull dhe ai serbi është burrë i mirë?” tha Mustafa.

Ndryshe, vendimi i Gjykatës Kushtetuese erdhi pas kërkesës së kryeministrit Albin Kurti, duke pezulluar dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit