spot_img
spot_img
Sunday, March 8, 2026
spot_img
spot_img

Deputeti i VV’së thotë se po bëhet një komplot ndaj Kurtit: Ka më shumë aktorë…

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka pretenduar se ekziston një komplot ndaj këtij subjekti politik dhe kryetarit të saj, Albin Kurtit.

Dugolli këtë e ka thënë me anë të një postimi në ‘Facebook’, ku kritikon partitë opozitare për, siç pretendon ai, qëndrime kontroverze për çështjen e Vjosa Osmanit si kandidate për presidente, shkruan Insajderi.

“Partitë opozitare, PDK dhe LDK, të cilat gjatë konsultimeve me kryeministrin Kurti për gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen e Presidentit deklaronin, jo një herë por disa herë, se nuk kanë votë për Vjosa Osmanin, sot po e mbrojnë me fanatizëm veprimin e saj të kundërligjshëm për shpërbërjen e Parlamentit”, deklaroi Dugolli.

Sipas Dugollit, kjo të jep përshtypje për një skenar të mirëmenduar kundër VV’së dhe Kurtit. Ai ka thënë se “ka shumë aktorë” në këtë komplot.

“Por një gjë është e sigurt: e vërteta nuk mbetet gjatë e fshehur. Herët a vonë gjithçka del në dritë. Dhe gjithnjë e më shumë po bëhet e qartë se në këtë komplot ka shumë më tepër aktorë sesa ata që duken në skenë”, përmbyll shkrimin ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit