Komisioni për Integrime Evropiane ka miratuar shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për zbatimin e Instrumentit për Reforma dhe Rritje.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se nga ky instrument Kosova pritet të përfitojë 882.16 milionë euro, prej të cilave 253.3 milionë janë grante, ndërsa 629.3 milionë kredi, që do të ratifikohet me marrëveshje të veçantë.
Sipas Muratit, Kosova ishte ndër vendet e para që finalizoi agjendën e reformave, ndërsa marrëveshja synon përshpejtimin e reformave dhe afrimin me standardet e BE-së.










