Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli ka dalë me akuza ndaj opozitës, duke thënë se janë për bllokim të situatës politike në vend.
Në një shkrim në Facebook, ai ka reaguar pasi debatit në Komisionin për Legjislacion, në lidhje me amandamentet për zgjedhjen e presidentit.
“A keni kandidat për të propozuar? Jo.
A keni një kandidat konsensual si opozitë? Jo.
A jeni të gatshëm për ndryshime kushtetuese që Presidenti të zgjidhet nga populli? Jo.
A do ta votoni Presidenten aktuale? Jo.
Atëherë lind pyetja e thjeshtë: për çfarë jeni në të vërtetë? Për zgjidhje apo vetëm për bllokim?” – ka shkruar ai.









