Presidentja Vjosa Osmani është takuar më të ngarkuarën me punë të ambasadës amerikane në Kosovë, Anu Prattipati.
Takimi, përkundër që vjen në kohën e zhvillimeve të shumta lidhur me çështjen e zgjedhjes së Presidentit të ri, ka qenë i zakonshëm.
Afati i nisjes së procedurës për zgjedhjen e Presidentit përfundon sot dhe Kosova rrezikon zgjedhje të reja pas një kohë të gjatë të bllokadave që përjetoi vendi.
Presidentja Osmani kishte shfaqur ambiciet e saj për të vazhduar edhe një mandat në krye të vendit, por Lëvizja Vetëvendosje, me të cilën iu fut garës bashkë në mandatin e parë, tashmë për kandidat të saj ka propozuar kryediplomatin Glauk Konjufca.
Presidenca ka paralajmëruar një konferencë për media të Osmanit sot pasdite.









