Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes.
Rreth kësaj çështjeje, ka folur vetë Pula.
E kontaktuar ajo tha se asnjë anëtar i PDK-së nuk e ka kontaktuar dhe nuk ka biseduar me të rreth postit të presidentit.
“Asnjë anëtar i PDK-së nuk ka biseduar me mua për postin e presidentit prandaj nuk e di se pse po qarkullon ky emër kur nuk e kanë marrë miratimin tim”, tha Pula.
Ajo tha se ndjehet mirë në Akademi, derisa theksoi se e ka gjetur veten në pozitën në të cilën aktualisht është.
“Jam shumë mirë në Akademi, jam ekonomiste, merrem me hulumtime shkencore, jam mirë në këtë pozitë”, u shpreh Pula.
Ndër të tjera, Pula foli edhe për takimin me kryeministrin, për të cilin tha se ka qenë rreth akademisë e projekteve.
“Ka qenë takim rreth Akademisë dhe projekteve aktuale që duhet t’i parashohim si proces në kuadër të Akademisë”.









