spot_img
spot_img
Wednesday, March 4, 2026
spot_img
spot_img

Mërgim Lushtaku: Jemi drejt rrugës së zgjedhjeve të reja

Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja.

Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje për mungesë zgjidhjeje në procesin e zgjedhjes së presidentit.

“Realisht, ne e kemi parë dhe jemi të gjithë dëshmitarë që Partia Demokratike e Kosovës me në krye Bedri Hamzën, kemi qenë të vullnetshëm që të bëjmë një zgjidhje të situatës aktuale politike që rrjedh edhe me zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës. Dhe kemi qenë pro një kandidati konsensual, por që nuk është arritur ajo figurë që të realizohet edhe të propozohet. Dhe kemi dhënë edhe propozimet tona si Parti Demokratike e Kosovës, dhe fatkeqësisht shohim një lloj arrogance tek pushteti apo tek shumica parlamentare, që është edhe fituese e zgjedhjeve me 51%. Prandaj përgjegjësia kryesore i mbetet Vetëvendosjes duke dhënë ne kontributin tonë në zgjidhjen e kësaj situate. Prandaj me keqardhje po shohim që jemi drejt rrugës së zgjedhjeve të reja, dhe po shohim që më shumë ka qenë i angazhuar zotëri Kurti se si t’ia lërë fajin opozitës sesa t’i zgjidhë problemet reale të qytetarëve që, mirë apo keq, kish ardhur deri te zgjedhja reale apo tek pranimi i kërkesave të qytetarëve dhe punimi drejt zgjedhjeve reale”, tha ai.

Deputeti bëri të ditur se PDK nuk ka propozuar ende ndonjë kandidat.

Ai tha se ka emra të mjaftueshëm, duke theksuar se pa pajtueshmëri me partinë në pushtet nuk sheh hapësirë për kandidim.

“Partia Demokratike e Kosovës nuk ka ardhur deri tek propozimi i asnjë kandidature. Ne kemi kandidatë të mjaftueshëm, por derisa nuk ka një pajtueshmëri me partinë në pushtet, sigurisht që nuk ka hapësirë as me kandidu sepse shohim që është vetëm lojë dhe shohim që dëshiron të viktimizohet me radhë partia në pushtet”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit