Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Luka Mishetiq, ka deklaruar se klienti i tij është dhe do të mbetet i pafajshëm.
Ai theksoi se diskutimet e gjyqtarëve duhet të nisin me prezumimin e pafajësisë.
Ai tha se Thaçi është i pafajshëm.
“Hashim Thaçi është i pafajshëm, pasi ligji ua kërkon ta prezumoni të pafajshëm. Kam dëgjuar kryetarë të Tribunaleve Ndërkombëtare që e keqkuptojnë këtë gjë. Para jush keni katër burra që duhet të prezumohen të pafajshëm. Ky proces ka ardhur këtu pasi Prokuroria ka ngritur pretendime se kanë prova që janë fajtor, dhe për rrjedhojë, për më shumë se 5 vjet jemi në këtë proces, ku duhet të bëhet verifikimi i ZPS-së, për të parë nëse mund të vërtetojnë këto pretendime. Ky gjykim nuk është verifikim i jetës së Hashim Thaçit, por i pretendimit të ZPS-së se Thaçi nuk duhet të jetë i pafajshëm. Ju duhet të nisni kuvendimet se Hashim Thaçi është i pafajshëm, e më pas të mendoni se provat e ZPS-së ju kanë bindur se ai është fajtor. Ju duhet të konstatoni se ZPS-ja ka dështuar, nuk ka arritur të provojë provat e saj, dhe të nxjerrni aktgjykim shfajësues, Hashim Thaçi do të mbetet i pafajshëm. Ju do të arrini në përfundimin e pashmangshëm se ZPS-ja nuk arriti të plotësojë kriteret e barrës së provës,” tha Mishetiq.










