Ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për këshilltar të Kuvendit Komunal në Istog, Avdyl Ferataj, ka një kërkesë për partinë e tij.
Përmes një video të postuar në Facebook, ai ka kërkuar nga VV-ja që Vjosa Osmani të votohet për presidente.
Ai ka thënë se VV-ja nuk ka njerëz më të mirë të presidentja aktuale.
“Ju bej thirrje shoqërore e miqësore, krejt atyre njerëzve që ulën nëpër karriga, të mos na bëjnë probleme, por le te zgjedhin Vjosa Osmanin. Sepse është zgjidhja më e mirë për Kosovën. Nuk kemi njerëz më të mirë se Vjosa Osmani”, ka deklaruar ai.
Sipas tij, VV-ja duhet ta ulë kokën dhe ta votojë Osmanin për presidente.
“Nuk jemi kërkund për me i bo konkurrencë Vjosa Osmanit, nuk kemi kandidat me një fjalë për president. Prandaj, duhet me e ulë kryet e me shukat dhe me ia dhanë votën Vjosa Osmanit dhe do të shkon Kosova përpara”, ka thënë Ferataj.









