Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa i nisi me “nuk mund të diskutojë” dhe “nuk mund të përgjigjem” përgjigjet, kur u pyet në lidhje me kandidaturën e mundshme të Vjosa Osmanit edhe për një mandat si presidente.
Pas një mbledhjeje të grupit parlamentar të LDK-së, Mustafa refuzoi të përgjigjet edhe kur u pyet për kandidaturën e mundshme të Glauk Konjufcës, siç u raportua më herët sot në media.
“Kemi dëgjuar, e kam parë edhe unë në media, por po flas zyrtarisht, nuk ka një propozim zyrtar, formal për asnjë emër”, tha ai.
I pyetur për Osmanin, Mustafa tha: “Nuk mund të diskutojë kandidatura individuale, sepse thashë, deri tash nuk kemi asnjë kandidaturë zyrtare që ka së paku 30 nënshkrime, prandaj më lejoni që të mos komentojë diçka që nuk ka ndodhur”.
“Nuk mund të përgjigjem përderisa nuk kemi kandidaturë zyrtare”, tha ai.









