Agjencia e Punësimit e Kosovës ka njoftuar se nga ky vit është rritur subvencioni mujor për punësimin e të rinjve në kuadër të skemës Kosovo Generation Unlimited, e cila zbatohet nga Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me UNICEF dhe Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare.
Sipas njoftimit, subvencioni mujor për punësim është rritur nga 170 euro në 300 euro, me qëllim të rritjes së mbështetjes për bizneset dhe nxitjes së punësimit të të rinjve në tregun e punës.
Nga Agjencia e Punësimit theksohet se kjo masë pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e mundësive për punësim dhe në fuqizimin e të rinjve përmes praktikës së subvencionuar në punë.
Të rinjtë e interesuar për të përfituar nga kjo skemë ftohen të paraqiten në zyrën më të afërt të punësimit për informim dhe aplikim.











