Kryetari i Partisë Demokratike, Bedri Hamza, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale për lirimin me kusht të Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut dhe Haxhi Shalës, duke e cilësuar atë si një lajm të mirë për familjet e tyre dhe për të gjithë ata që besojnë në pafajësinë e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Hamza ka theksuar se, ndonëse vendimi përbën një zhvillim pozitiv, gëzimi nuk është i plotë, pasi në Hagë vazhdojnë të mbahen edhe çlirimtarë të tjerë.
“Përderisa edhe një i vetëm prej tyre nuk është kthyer në shtëpi, drejtësia mbetet e mangët”, ka deklaruar Haga.
Sipas tij, lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, e pastër dhe çlirimtare, e udhëhequr nga ideali i lirisë dhe nga mbrojtja e popullit të Kosovës, duke shtuar se kjo e vërtetë nuk mund të zhbëhet nga asnjë proces gjyqësor.











