spot_img
spot_img
Tuesday, March 3, 2026
spot_img
spot_img

“Shqiptarët, të vetmit autoktonë në trojet e veta” – Xharra shpërthen kundër ‘200 viteve mashtrime’ të historisë serbe!

Historiani Fahri Xharra ka reaguar me një shkrim të fortë lidhur me çështjen e autoktonisë së shqiptarëve në trojet e tyre, duke theksuar se shqiptarët janë “i vetmi popull autokton në tokat e veta”.

Në analizën e tij të publikuar në Facebook, Xharra kundërshton narrativat historike serbe, të cilat – sipas tij – prej gati dy shekujsh përpiqen ta paraqesin popullin serb si vendas në Kosovë dhe më gjerë.

Duke iu referuar edhe autorëve e botimeve historike, përfshirë pikëpamjet e Jovan Cvijiç, ai hedh poshtë teoritë për të ashtuquajturat “lëvizje metanastatike” dhe pretendimet mbi migrimet në Kosovë, duke i cilësuar ato si përpjekje për të shtrembëruar historinë.

Sipas Xharrës, copëtimi territorial dhe debatet mbi prejardhjen janë pjesë e një narrative më të gjerë që synon të mohojë vazhdimësinë historike të shqiptarëve në trojet e tyre.

Shkrimi i plotë

I vetmi popull autokton ne tokat e veta, jemi né shqiptarēt

Një shtëpi e ndarë mes vetes, nuk qëndron dot në këmbë. Një komb i copëtuar nuk mund të jetojë, ai duhet të luftojë për bashkim ose të vdesë” (Nicola Guy, “Lindja e Shqipërisë”, fq. 294)

Është për t’u brengosur që serbët edhe pse i morën më shumë se gjysmën e tokave tona (1860, 1878, 1913) gjatë një periudhe shumë të shkurtër historike, “teoritë” e tyre arsyetuese që janë vendas në këto anë, nuk kanë të ndalur gati që 200 vjet. Me tonelata rrenë historike janë shkruar në librat e tyre dhe me anë të cilave e kishin, bile edhe sot po e “bindin” botën se janë popull autokton dhe se janë të parët në këto toka, së paku pas Diellit dhe Hënës.

Jovan Cvijiçi në librin e tij “Lëvizjet matanastatike në Gadishullin Ballkanik” ( Les mouvements métanastasiques dans la Péninsule des Balkans: avec une carte / Jovan Cvijic,1917) ndër të tjera shkruan: “Në të fundit u formua rrjedha metanastatike e Kosovës e cila ishte më e vjetra në Gadishull. Migrimet në Kosovë filluan nga fundi i shek.16-të dhe nuk ndalën as në ditët tona.”

(Por çka janë rrjedhat, lëvizjet metanastatike? Kur një popull lëviz dhe shpërngulet në një vend tjetër duke iu zënë vendin vendasve e duke i përzënë ata, ajo është lëvizje metanastatike. Dhe sipas serbëve e Cvijiçit, ne erdhëm në Kosovë e iu zumë vendi atyre, e ata paskan pasë ikur.)

Atë që ne e quajmë rrjedhë metanastatike të Kosovës”, vazhdon Jovan Cvijiç në librin “e përmendur”, përfshin të gjitha migrimet në mes Skutarit (Shkodrës) dhe Kopaonikut, d.m.th. migrimet e popullatës së vjetër serbe që nga Zeta e poshtme, nga Metohija (Dukagjini, fxh), nga rrethinat e Prizrenit dhe nga Kosova

“E kuptuam që këtu paska pasur vetëm serbë”. (!!!!!!)

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit