spot_img
spot_img
Monday, March 2, 2026
spot_img
spot_img

Vuçiq: Me Kurtin s’kam pasur kurrë takime të këndshme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, reagoi ndaj arrestimeve të fundit të serbëve në Kosovë për krime të dyshuara lufte, duke i cilësuar ato si veprime të motivuara politikisht.

Ai deklaroi se me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, nuk ka pasur asnjëherë takime të këndshme dhe se dialogu ka qenë i tensionuar.

“Sot po arrestojnë njerëzit tanë. Sot, katër persona u arrestuan në Syriganë të Skënderajt për krime të dyshuara lufte. Kosova po e ndjek Kroacinë në gjithçka, por në fund të fundit ata kanë mbështetjen e heshtur të botës perëndimore. Dhe ne nuk duhet të jemi jashtë tryezës, sepse nëse nuk je në tryezë, atëherë je në menu. A mendoni se më pëlqen ta shikoj Kurtin? Nuk ia kam shtrënguar kurrë dorën. Nuk ka pasur kurrë një takim të këndshëm me ta, gjithmonë shpërthen me sharje, pothuajse deri në pikën e konfrontimeve fizike. Në disa raste, por nuk do të hyj në detaje rreth kësaj”, shtoi presidenti serb Aleksandar Vuçiq.


Vuçiq foli edhe për zhvillimet gjeopolitike dhe situatën aktuale ndërkombëtare.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit