Skuadra e Barcelonës ka paralajmëruar përballjen me Mallorcan duke bërë një krahasim mes Robert Lewandowskit dhe sulmuesit kosovar, Vedat Muriqi.
Në një postim në faqen zyrtare, skuadra katalanase publikoi fotografinë e sulmuesit polak me mbishkrimin “Lewy kundër Muriqit”, duke vënë në pah duelin mes dy sulmuesve.
Pak kohë më pas, Muriqi e ka shpërndarë këtë postim dhe ka reaguar me një mesazh falënderimi për krahasimin që i është bërë.
”Ka pak sulmues që mund të konkurrojnë me Lewyn… Dhe unë nuk jam njëri prej tyre, por faleminderit.”, ka shkruar Muriqi.
Kujtojmë që Vedat Muriqi po kalon një sezon fantastik, ku ka shënuar 15 gola këtë sezon në La Liga dhe është golashënuesi i dytë më i mirë pas Kylian Mbappes, që ka shënuar 22 gola.








