spot_img
spot_img
Saturday, February 28, 2026
spot_img
spot_img

Thirrje për bashkim politik: Vjosa Osmani në krye, LDK me frymë rugoviane drejt rikthimit të madh

Shkruan” Profesor Fahri Mahalla

Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani, duhet të zgjidhet Presidente e Kosovës për shumë arsye. Ka krijuar miq kudo në botë dhe kudo që po merr pjesë, po respektohet. Në veçanti e ka përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Presidenti amerikan ka një respekt të veçantë për Vjosa Osmanin. LDK-ja, nëse ia jep votat Vjosa Osmanit, do ta ngrejë LDK-në lart e më lart dhe do ta dëshmojë, siç e ka dëshmuar, se është shtetformuese. LDK-ja gjithmonë i ka zgjidhur krizat brenda Kosovës.

Nëse nuk zgjidhet Vjosa Presidente e Republikës së Kosovës, fajtore është LVV e Albin Kurtit. Besoj se Vjosa, nëse nuk zgjidhet Presidente, do ta themelojë partinë me këtë emër: Lidhja Demokratike me frymë–ide rugoviane.

Partia Guxo duhet të marrë fund. Nëse Vjosa vazhdon me partinë Guxo, në zgjedhjet e ardhshme nacionale, si e vetme nuk do ta kalojë pragun e derës.

Lumir Abdixhiku e themeloi partinë “Lidhja Demokratike në hap me Rugovën”. Më mirë do të ishte me frymë dhe ide rugoviane. LDK-ja duhet të vazhdojë me frymën dhe idetë rugoviane.

Mirë do të ishte të bashkohen dy krahët. Emri adekuat dhe i logjikshëm do të ishte: Lidhja Demokratike me frymë–ide rugoviane. Nëse bashkohen dy krahët, Vjosa Osmani të emërohet Kryetare e LDK-së, ndërsa Lumir Abdixhiku të emërohet Nënkryetar; që të dy të emërohen për katër vite, pa hyrë në zgjedhje. Të tjerët të zgjidhen me vota të fshehta demokratike nga deputetët e LDK-së dhe nga komunat në nivel të Kosovës. Organet udhëheqëse të partisë “Lidhja Demokratike me frymë–ide rugoviane” zgjidhen siç e parasheh rregullorja dhe statuti i partisë.

Nëse arrihet të bashkohen dy krahët në Lidhjen Demokratike me frymë–ide rugoviane, në zgjedhjet e ardhshme nacionale LDK do t’i fitojë mbi 25% të votave. LVV e Albin Kurtit do të zbresë në 31%. LVV në zgjedhjet e fundit nga Vjosa Osmani i ka marrë 20% të votave, ndërsa LVV e vetme i ka marrë 31% të votave. Thuhet se kur njeriut i rritet mendja se mund të fluturojë pa krahë, duke dashur të fluturojë pa krahë, e then kokën. Ata që haparen edhe zhveshen.

Shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme do ta dëmtojë shumë Kosovën, dhe ju që mendoni të shkoni në zgjedhje në këto rrethana, kur është duke u krijuar një rend i ri botëror, duhet të mendoni mirë. Tani ne shqiptarët duhet të punojmë së bashku që t’i shfrytëzojmë këto rrethana. Siç thuhet, njëherë në dy-treqind vite vjen kjo shans. Nëse ata që janë kompetentë nuk e shfrytëzojnë këtë shans, do të përgjigjen dhe do të dënohen nga shqiptarët. Edhe Zoti do t’i mallkojë ndër breza.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit