Përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, nga pista e aeroportit, reperi Fero ka njoftuar se ka nisur një fluturim drejt Dubait.
Por ky nuk është thjesht një destinacion i radhës. Siç dihet tashmë, në Dubai jeton vajza e tij e vogël, Nina, e cila është zhvendosur atje prej kohësh dhe jeton me nënën e saj, modelen Arbenita Ismajli.
Për shkak të përballjeve ligjore dhe tensioneve pas ndarjes me modelen, Fero ka më shumë se një vit që nuk ka mundur ta takojë të bijën.
Tashmë që reperi ndodhet gjeografikisht kaq pranë saj, të gjithë po pyesin: A do të kemi më në fund një takim babë e bijë, apo pas kësaj vizite fshihet thjesht një çështje pune dhe pushimesh? Kjo mbetet për t’u parë në ditët në vijim, nëse reperi do të ndajë detaje të reja.










