spot_img
spot_img
Friday, February 6, 2026
spot_img
spot_img

Sahatçiu: Nuk e mbështes koalicionin e PDK-së me LDK-në në Prishtinë

Ish-nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ka bërë të ditur se nuk e mbështet koalicionin e mundshëm mes PDK-së dhe LDK-së në Prishtinë, duke theksuar se nuk e përkrah bashkëpunimin me kryetarin Përparim Rama dhe degën e LDK-së në kryeqytet.


Sahatçiu ka deklaruar se nuk është e përfshirë në këtë koalicion dhe se nuk e mbështet atë as në parim. Ajo ka theksuar se ka kërkuar votën e qytetarëve për atë që ka besuar, hapur dhe pa kalkulime politike, duke shtuar se, ndonëse i kupton arsyetimet politike që çojnë drejt kompromiseve, nuk i ka pranuar asnjëherë ato si mënyrë për të ndërtuar besim me qytetarët, e aq më pak sot, pas një përvoje që, sipas saj, dëshmoi të kundërtën.

Sipas Sahatçiut, pikëpamjet e saj janë plotësisht të kundërta me një koalicion të tillë dhe ajo ka “1001 arsye” për këtë qëndrim. Për hir të respektit ndaj bashkëpunëtorëve, ajo është shprehur se po përmbahet nga komentet e mëtejme, por ka theksuar se, pas shumë telefonatave nga gazetarë gjatë 24 orëve të fundit, e ka ndjerë për obligim ta sqarojë publikisht distancimin e saj, me fjalët e veta, para se të detyrohet të demantojë deklarata të të tjerëve.

Ajo ka bërë të ditur se kjo është hera e parë dhe e fundit që prononcohet për këtë temë, duke shtuar se edhe sikur të ishte në Prishtinë, qëndrimi i saj do të ishte i njëjtë. Sahatçiu ka theksuar se për ata që e njohin, ky qëndrim nuk duhet të jetë befasi, pasi për të politika, ashtu si çdo gjë tjetër, fillon dhe përfundon me dinjitetin për të qëndruar besnik ndaj asaj që thua dhe punon për ta..

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit