spot_img
spot_img
Friday, February 6, 2026
spot_img
spot_img

Raporti i KQZ’së për tetor-dhjetor, Vetevendosja shpenzoi mbi 300 mijë euro për marketing

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat për shpenzimet e partive të vitit të kaluar, që përfshin periudhën tetor – nentor – dhjetor.

Gjatë kësaj periudhe, partitë politike kanë qenë në fushatë zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Në bazë të shifrave të dhëna nga KQZ, shihet se Lëvizja Vetëvendosje, për këtë periudhë kohore, buxhetin e paracaktuar e ka pasur 550,799.34 euro.

Mirëpo, raporti thotë se kjo parti ka shpenzuar 712,573.11 euro më shumë sesa buxheti i paraparë.

Gjithsej, LVV-ja ka shpenzuar 1,263,372.45 euro.

Kjo parti për këta tre muaj të fundit të vitit të kaluar, ka shpenzuar edhe mbi 311 mijë euro për Marketing.

Nga kjo shumë, LVV-ja ka paguar mbi 250 mijë euro për “Shpenzime për informim publik”. Ndërkaq, për “Reklama dhe konkurse” janë paguar mbi 60 mijë euro.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit