spot_img
spot_img
Friday, February 6, 2026
spot_img
spot_img

Fadil Presheva: Pas Ibrahim Rugovës, Vjosa Osmani është presidentja më e suksesshme e Kosovës

Veprimtari i njohur i çështjes kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Fadil Presheva ka vlerësuar lart rolin dhe performancën e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, duke e cilësuar atë si presidenten më të mirë të vendit pas Ibrahim Rugovës.

Presheva në Politiko tha se aktualisht është e vështirë të gjendet një konsensus i gjerë politik për shkak të, siç u shpreh ai, “grupacioneve të barikaduara thellë në pozicione hakmarrëse ndaj institucionit të Presidencës”.

Megjithatë, sipas tij rezultatet konkrete në politikën e jashtme janë tregues i qartë i suksesit të Presidentes Osmani. Presheva rikujtoi se Presidenti historik Ibrahim Rugova i solli Kosovës mbi 100 njohje ndërkombëtare, një arritje që, sipas tij, nuk është tejkaluar nga asnjë president tjetër.

Ai theksoi se edhe ish-presidenti Behgjet Pacolli ka bërë përpjekje në këtë drejtim, por me rezultate më të kufizuara, ndërsa Vjosa Osmani, brenda vetëm 2 muajve, ka arritur 4 njohje të reja, të cilave së fundmi u janë shtuar edhe 2 të tjera.

“Për më tepër, Presidentja Osmani ka arritur të neutralizojë përpjekjet e Serbisë për çnjohje, duke kthyer rreth 20 çnjohje të pretenduara nga Serbia në njohje funksionale të Kosovës”, tha Presheva në Politiko.

Në këtë kontekst, ai ngriti pyetjen nëse Kosova ka pasur ndonjëherë një presidente më efektive në arenën kombëtare, duke përfunduar se, sipas vlerësimit të tij personal, Vjosa Osmani meriton të konsiderohet presidentja më e mirë e Republikës së Kosovës pas Ibrahim Rugovës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit