spot_img
spot_img
Saturday, February 21, 2026
spot_img
spot_img

Spitali i Pejës jep detaje për vdekjen e gruas së policit që u plagos nga arma e zjarrit

Spitali i Pejës, ka konfirmuar se ka vdekur gruaja e plagosur nga arma e zjarrit në Istog.

Në njoftim po ashtu bëhet e ditur se, nga spitali janë bërë përpjekjet maksimale për t’ia shpëtuar jetën pacientes, por që ka rezultuar pa sukses.

“Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton opinionin publik se sot kemi pranuar një paciente e plagosur me armë zjarri, në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Menjëherë pas pranimit, ekipet kujdestare, të përkrahura edhe nga ekipet e gatishmërisë, kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme mjekësore dhe reanimuese, duke u përpjekur maksimalisht për ti shpëtuar jetën pacientes. Përkundër angazhimit intensiv dhe profesional të stafit shëndetësor, fatkeqësisht pacientja nuk ka arritur tu mbijetojë plagëve të marra. Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e së ndjerës”, thuhet në njofitm.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit