Influencerja, Majlinda Zeka para disa ditësh ka humbur babain.
Sot, ajo nëpërmjet një postimi në Instagram ka bërë një dedikim emocional kushtuar të ndjerit.
“Allahu ta ndriçoftë varrin, babi jem,
ta bëftë sofrën tënde në Xhenet më të bukur se çdo iftar që kemi nda bashkë.
Ti mungon në çdo ulëse, në çdo lutje, në çdo buzëqeshje të familjes sonë.
Por dashuria për ty jeton në çdo Ramazan që do të vijë.
Iftari i parë pa ty…
dhe malli për ty është më i madh se kurrë.
I përjetshëm është kujtimi për ty, babë.”









