Revistës ‘The Sun’ i është drejtuar një 42 vjeçar.
Ai tregon se seksin e kanë bërë në banjë me një vajzë, por ajo mbeti shtatzënë, ajo nis të kërkojë fëmijën e tij dhe paratë.
Duket qartë se ai është vetëm “lojë” për të, ndërsa ai kërkon të shpëtojë nga përgjegjësia që vetë e ka provokuar.
Rrëfimi i plotë
E dashura psikologe: Një grua shumë më e re se unë, me të cilën pata seks në banjë, po më ngacmon sepse është shtatzënë me fëmijën tim – e di që po më kërkon paratë.
Jam 42 vjeç dhe po kaloj një divorc të ndërlikuar, prandaj jam shumë i stresuar.
Punoj si roje nate në një klub dhe po i shihja njerëzit që po largoheshin një natë kur një grua e re më u afrua dhe më tha se nuk po gjente taksi për t’u kthyer në shtëpi.
Ishte ftohtë dhe ajo nuk kishte pallto, shkruan The Sun.
I thashë se kisha vetëm dhjetë minuta deri në fund të turnit dhe do ta ndihmoja më pas.
Filluam të bisedonim te porta dhe rezultoi se ajo banonte afër apartamentit tim.
I ofrova që ta çoja në shtëpi. Ajo dukej mirënjohëse dhe e shoqërova deri te banesa e saj.
Më tha të prisja pak për t’u përshëndetur, sepse duhej të shkonte në tualet. Zgjati pak.
Kur u përgatita të ikja, e thirra, por nuk pati përgjigje.
U shqetësova, hyra brenda dhe shtyva derën e banjos pak. Ajo më kapërcente dhe më tërhoqi brenda. Më puthi dhe bëmë seks në dyshemenë e banjës.
Nuk ishte momenti im më i mirë, por ajo bëri të gjitha lëvizjet. Më mori numrin dhe ditët në vijim erdhi sërish për më shumë.
Ajo është 20 vjeçe, ndaj nuk ishte e drejtë për shkak të diferencës në moshë, por unë u ndjeva i komplimentuar. Kur më tha se ishte shtatzënë, u trondita.
Ajo foli për të jetuar me mua që të “rrisim fëmijën së bashku”. Por unë kam dy djem të rritur. I thashë se do të paguaja për abort, por ajo refuzoi.
Ajo është pak e ashpër për shijet e mia, me tatuazhe dhe vathë. E di që ajo vetëm po kërkon paratë e mia.
Përgjigja e psikologes:Bën komente poshtëruese për të, megjithëse ajo ishte mjaft e mirë për të qenë intime me ty. Kjo është misogjini.
Tani po paguan çmimin për atë që ti e quan “kënaqësi e lirë”. Kjo grua është më shumë se 20 vjet më e re se ti dhe do të jetë shumë më e ndjeshme ndaj shfrytëzimit.
Mendo mirë se si e trajton. Nëse ajo dëshiron të vazhdojë shtatzëninë, është zgjedhja e saj. Nëse është fëmija yt, do të duhet të paguash alimentim.
Duke qenë se je tashmë baba, do të shpresoja që do të mbështesësh këtë bebe edhe emocionalisht.
Nuk është faji i fëmijës. Bëj gjënë e duhur – jepi të vërtetën: nuk do një marrëdhënie, por nëse ajo dëshiron fëmijën dhe ti pranon një test ADN për të provuar paternitetin, do ta mbështes.
Paketa ime mbështetëse “Shtatzëni e paplanifikuar” do të të ndihmojë.








