spot_img
spot_img
Thursday, February 5, 2026
spot_img
spot_img

Osmani lavdëron ShBA-në: Nga OKB-ja dëgjonim vetëm fjalë, zero veprime

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë për BBC-në ka deklaruar se janë një numër arsyesh pse Kosova ka vendosur të jetë pjesë e Bordit të Paqes të kryesuar nga presidenti amerikan Donald Trump.

Një nga arsyet kryesore, ka thënë ajo, ishte ndihma e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe mobilizimi i tyre për arritjen e paqes në Kosovë, duke shtuar se Rezoluta e OKB-së “ishte vetëm një copë letre, fjalë, por jo veprime”.

Osmani ka thënë se me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kosova tani është vend i lirë.

“Janë një numër arsyesh, por më lejoni të kthehem 26 vjet më parë kur Kosovar ishte vend i shkatërruar nga lufta. Ndaj njerëzve të Kosovës po kryhej gjenocid dhe nën lidershipin e SHBA-së me ndihmën e Mbretërisë së Bashkuar dhe shumë vendeve demokratike gjithandej botës, jetët tona u shpëtuan. Na u dha një shans për paqe, na u dha shansi për të jetuar të lirë dhe sot jemi sovran, jemi demokratik, jemi të lirë dhe më e rëndësishmja, fëmijët tanë janë gjenerata e parë në historinë e ekzistencës së shtetit tonë që nuk e kanë njohur luftën dhe janë duke e gëzuar paqen. Ne e dimë se si paqja mund të arrihet, dhe ajo mund të arrihet përmes veprimeve. Atë kohë, isha fëmijë i luftës, duke u rritur nën granatime, si çdo kush tjetër në gjeneratën time, jetët tona ishin në rrezik. Por e rëndësishme është se ajo që po dëgjonim atë kohë ishte se Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ishte një copë letre, ishin fjalë, por zero veprime. Derisa SHBA-ja erdhi dhe mblodhi botën pas vetes për të na shpëtuar”, ka thënë ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit