spot_img
spot_img
Thursday, February 5, 2026
spot_img
spot_img

Zana Avdiu kritikon VV-në dhe PDK-në për heshtjen rreth Bordit të Paqes: Nuk i vlerësojnë sukseset e Kosovës

Zana Avdiu, ka reaguar përmes një video rreth heshtjes së VV-së dhe PDK-së në lidhje me nënshkrimin e presidentes Vjosa Osmani për anëtarësim të Kosovës në Bordin e Paqes.

Avdiu, që është edhe analiste politike në “Pressing”, ka vlerësuar Lumir Abdixhikun, kryetar i LDK-së, për urimin që ia bëri kësaj arritje historike të Kosovës.

Avdiu ka theksuar se VV-së dhe PDK-së nuk iu interesojnë sukseset e Kosovës, por ato personale.

“Shije të hidhur lanë VV dhe PDK-ja. Asnjëra nuk e përshëndetën suksesin e Kosovës, duke e lënë përshtypjen që nuk i vlerësojnë sukseset e Kosovës nëse nuk janë pjesë e tyre. Kanë kaluar 24 orë dhe VV-ja nuk e ka uruar as vendin, as Osmanin per suksesin. Njëjtë edhe PDK-ja. Kjo tregon se këtyre dy partive nuk iu intereson suksesi i Kosovës, por vetëm suksesi personal” – ka theksuar Avdiu.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit