spot_img
spot_img
Friday, January 23, 2026
spot_img
spot_img

KQZ: Do të vlejë rezultati i rinumërimit dhe jo i Qendrave Komunale të Numërimit

Qendra e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesin e rinumërimit të vendvotimeve që nga 13 janari, sipas dy vendimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Ky proces përfshin rinumërimin e të gjitha 2,557 vendvotimeve.

Nga fillimi i procesit dhe deri më tani, janë rinumëruar më shumë se 50% e vendvotimeve, ku më 28 dhjetor 2025 është zhvilluar procesi i rregullt zgjedhor.

Cili rezultat do të vlejë?

Sipas ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, KQZ-së i jepet e drejta për të vendosur rinumërimin e votave në cilindo vendvotim apo qendër të numërimit. Në këtë drejtim, KQZ ka zbatuar ligjin, dhe se cilido rezultat do të vlejë pas rinumërimit të të gjitha vendvotimeve, është e qartë:

“Në rezultatet përfundimtare do të përfshihen të dhënat apo rezultatet që dalin nga procesi i rinumërimit dhe jo nga numërimi që është zhvilluar në Qendrat Komunale të Numërimit”, konfirmoi për Sinjalin, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

KQZ thekson se rinumërimi po zhvillohet në mënyrë transparente dhe sipas të gjitha procedurave ligjore, për të garantuar integritetin e procesit zgjedhor dhe besueshmërinë e rezultateve përfundimtare.

/GazetaKosova/

- MARKETING -spot_imgspot_img
- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit