Arabia Saudite po shqyrton një plan ambicioz për ta mbajtur Cristiano Ronaldon të lidhur me futbollin saudit edhe pas përfundimit të karrierës së tij aktive.
Sipas raportimeve, autoritetet sportive saudite janë duke diskutuar mundësinë që t’i rritet përqindja e pronësisë që Ronaldo aktualisht ka te Al Nassr, e cila besohet të jetë rreth 15 për qind.
Qëllimi kryesor i këtij projekti është të shmanget një rënie e ndjeshme e interesimit global për Saudi Pro League në rast se ylli portugez vendos të largohet nga kampionati. Prania e Ronaldos ka qenë kyçe në rritjen e audiencës, marketingut dhe vëmendjes ndërkombëtare ndaj futbollit saudit.










