Në Pressing të T7, Përparim Gruda, deputet i zgjedhur i PDK-së, është pyetur në lidhje me një propozim të Jakup Nurës, ish-deputet i PDK-ë, i cili ditë më parë përmendi emrin e Rifat Jasharit, kryefamiljar i familjes së lavdishme Jashari, si president të mundshëm.
Gruda ka vlerësuar se ky është mendimi i Nurës.
Mëgjithatë, Gruda tha se nuk e përjashton këtë emër.
“Mendimi i tij, por pse jo, nuk e përjashtoj” – tha Gruda.










