spot_img
spot_img
Friday, February 6, 2026
spot_img
spot_img

Kadri Kryeziu: Presidenti nuk është çështje partiake, deklarata e Hamzës bie ndesh me Kushtetutën

Ish-gjyqtari i Kushtetueses thekson se zgjedhja e kreut të shtetit duhet të jetë rezultat i konsensusit të gjerë politik, jo pazaresh mes partive.

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka reaguar ndaj deklaratës së Bedri Hamzës se përgjegjësia për zgjedhjen e Presidentit të Republikës i takon Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), duke e cilësuar këtë qëndrim si të gabuar nga aspekti kushtetues.

Sipas Kryeziut, një interpretim i tillë e paraqet postin e presidentit si çështje partiake, gjë që, siç thekson ai, bie në kundërshtim të drejtpërdrejtë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Ai nënvizoi se Presidenti nuk është përfaqësues i një partie politike, por një figurë mbi-partiake që duhet të mishërojë unitetin e popullit.

“Në një situatë normale demokratike, Presidenti duhet të jetë produkt i një konsensusi të gjerë, jo rezultat i pazaresh politike për ndarje pozitash institucionale. Konsensusi duhet të ndërtohet rreth një kandidati që realisht përfaqëson unitetin dhe që angazhohet me përkushtim të plotë për suksesin e Republikës”, u shpreh Kryeziu.

Ai shtoi se posti i presidentit nuk duhet të jetë pjesë e marrëveshjeve politike, duke theksuar se praktikat e së kaluarës nuk përbëjnë zgjidhje për të ardhmen.

“Kushtetuta është rruga e vetme”, përfundoi ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit