spot_img
spot_img
Saturday, February 7, 2026
spot_img
spot_img

“Veç baba me u bind, tjerat kryhen krejt” – Video-përgjimi që nxjerr zbuluar konspiracionistin Sllamniku, i cili shprehej i bindur se shëronte autizmin me barna kafshësh

Konspiracionisti Arianit Sllamniku ka përfunduar në pranga, për shkak se po përdorte barna të kafshëve duke pretenduar se po e shëron autizmin tek fëmijët.

Në një video të publikuar nga LajmiNet, Sllamniku dëgjohet duke folur me një gura, e cila e shqetësuar thotë se burri nuk po i bindet që ta përdorë protokollin e barnave të përshkruara nga ai për fëmijën e tyre.

“A ki mundësi ti, veç një punë me bë, veç një punë na duhet me bë – veç me i thanë atij zotnisë me më thirrë në telefon. Veç qekaq”, i thotë ai gruas, teksa ajo ia kthen se bashkëshorti i saj është tip me të vjetrën e s’po e kupton. Ky ia kthen: “Çfarë moshe është ai?”, ndërsa ajo dëgjohet duke i thënë “as i vjetër as i ri”.

“Tek ky rast po u deshka me u bind veç baba, edhe tjerat kryhen krejt. Unë babës së tij ia jap veç 1 javë afat, brenda javës ai e sheh rezultatin, tani edhe baba edhe çkado që ka me i thanë ka me pranu”, thotë ai i bindur.

Kostoja për tu trajtuar tek Sllamniku ishte e kushtueshme, duke filluar nga 1500, 2000 apo edhe 4 mijë euro.

Theksojmë se, Prokuroria Themelore e Gjilanit, ka dorëzuar kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj Arianit Sllamnikut, i cili dyshohet për dy vepra penale “Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike’ dhe ‘Eksperimente të kundërligjshme mjekësore dhe testime të barnave”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit