spot_img
spot_img
Saturday, February 7, 2026
spot_img
spot_img

Një emër që pritet të hyjë në historinë politike të Kosovës – nga Vitia

Në qarqet politike dhe shoqërore të Kosovës, ditëve të fundit po qarkullon një informacion që ka zgjuar interes të madh dhe diskutime të heshtura: një figurë e njohur, me përvojë shtetformuese dhe integritet të lartë, pritet të jetë kandidat potencial për President të Republikës së Kosovës.

Edhe pse ende nuk është momenti për ta bërë publik emrin dhe mbiemrin, burime të besueshme të Kosova.info konfirmojnë se bëhet fjalë për një personalitet që vjen nga Komuna e Vitisë.

Ky kandidat i mundshëm përfaqëson një profil unifikues, mbi përkatësitë partiake, me vizion shtetëror, përvojë institucionale dhe lidhje të fuqishme me aleatët strategjikë të Kosovës. Thuhet se është një figurë që gëzon respekt brenda dhe jashtë vendit, dhe që në kohë të ndjeshme për shtetin, mund të jetë faktor stabiliteti, dinjiteti dhe përfaqësimi ndërkombëtar.

Për momentin, gjithçka mbetet në kuadër të diskrecionit politik, por sinjalet janë të qarta:

Kosova mund të jetë shumë pranë një kandidature që buron nga toka e Anamoravës, nga Vitia, dhe që synon ta përfaqësojë unitetin e Republikës.

Koha do të flasë. Emri do të bëhet publik kur të vijë momenti i duhur. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit