Fotografia e kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, e realizuar nga fotografi Fadil Berisha, është përcjellë me tallje nga qytetarët.
Në komentet që i janë “vërshuar” Pecit në fotografinë e realizuar si një “model”, qytetarët e përafrojnë atë me aktorin e njohur ndërkombëtar Brad Pitt.
Një tjetër qytetar i komenton Pecit: “O Faton o llokum na për ty po bojna lum”.
Ndërkaq një tjetër qytetar iu është drejtuar në këtë formë Pecit: “Mos um bo stila po rrxo shtëpinë e shëndetit dhe shtëpinë e mallrave”.
“Tani thojnë jo nuk t’ndryshon pushteti, edhe mirë bile”, ka thënë një tjetër qytetar.








