spot_img
spot_img
Saturday, February 7, 2026
spot_img
spot_img

Faton Peci pret në takim këngëtaren Adelina Ismajli: Ikona e muzikës që u bë zë i lirisë dhe historisë së Kosovës

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka pritur sot në një takim këngëtaren e mirënjohur Adelina Ismajli, një nga figurat më emblematike të muzikës dhe artit kosovar.

Peci e ka cilësuar takimin si frymëzues, duke vlerësuar lart kontributin e Adelinës në art dhe shoqëri. Sipas tij, Adelina Ismajli ka thyer kufij dhe ka hapur shtigje të reja për guximin krijues, duke e shndërruar muzikën në një akt lirie dhe qëndrese.

“Patëm një bisedë të hapur e miqësore për muzikën si akt lirie, për kulturën si identitet dhe për rolin e artistit në shoqëri, por edhe në rrugën e çlirimit”, ka deklaruar Peci.

Ai theksoi se Adelina Ismajli mbetet simbol i një kohe të vështirë dhe sfiduese për Kosovën, por njëkohësisht edhe i një vizioni që vazhdon të flasë fuqishëm edhe sot. Me kontributin e saj unik, ajo është bërë pjesë e pandashme e historisë kulturore dhe shoqërore të Kosovës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit