Në emisionin Kojshia Show, mysafirë të kësaj jave, me kërkesë të shikuesve, ishin Imer Imeri – ish-aktivist i LDK-së dhe Musa Smajli, Snajperisti i Kosharës.
Gjatë emisionit, në lidhje direkte telefonike u kyç Milaim Zeka, i cili e përgënjeshtroi Imer Imerin, duke deklaruar se ky i fundit kishte gënjyer lidhur me një takim të pretenduar mes tij, Milaim Zekës dhe Rifat Jasharit.
Pas kësaj, Imer Imeri reagoi ashpër, duke eskaluar situata me sharje dhe fyerje ndaj Milaim Zekës.
Ndiqeni emisionin e plotë më poshtë.








