Që nga fillimi i rinumërimit të votave, Driton Selmanaj, kandidat i LDK-së për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ka humbur një numër të konsiderueshëm të votave.
Më saktë, Selmanaj ka humbur 1.015 vota deri tani gjatë rinumërimit.
Kush është Selmanaj?
Selmanaj është një nga politikanët e zëshëm, ndërsa gjatë karrierës së tij politike ishte edhe zëvendëskryeministër i Kosovës në Qeverinë e Avdullah Hotit, i cili po ashtu ka humbur 63 vota në rinumërim.
Selmanaj dikur ishte edhe deputet i LDK-së.
Ndërsa para se t’i futej politikës, Selmanaj ishte analist në Click të RTV 21, një nga emisionet më të shikuara atëbotë.
Në të njejtën kohë, Selmanaj për vite ka qenë pjesë e shoqërisë civile. Më saktë, ai ishte bashkëthemelues i organizatës “Demokracia Plus”.
Selmanaj ka studiuar juridikun, ndërsa ka një mastër në marrëdhënie ndërkombëtare.
Në zgjedhejt e fundit lokale, Selmanaj ishte kandidat i LDK-së për Komunën e Prizrenit.








