Shpëtim Hajdaraj ka përkujtuar babain e tij, Smajl Hajdaraj, veprimtar i dalluar i LDK-së, i cili u vra 24 vitë më parë në dalje të banesës në Pejë.
Hajdaraj ka shkruar se në mungesë të drejtësisë, zotohet për angazhim jetësor ndaj nderit të Smajl Hajdarajt, i cili ishte edhe komandant lufte në Rugovë.
“Në mungesë të drejtësisë dhe përkujtimit që ende i detyrohet emrit tënd, unë nuk bëj vetëm homazh, zotohem për angazhim jetësor ndaj teje, ndaj nderit tënd dhe nderit tonë, deri në ditën kur të vi pranë” – ka shkruar Hajdaraj, ndër të tjera.








