spot_img
spot_img
Monday, February 9, 2026
spot_img
spot_img

Akuzohet për vrasjen e 32-vjeçarit në Angli, ambasada publikon foton e shqiptarit në kërkim

Mbretëria e Bashkuar, përmes Ambasadës në Tiranë ka kërkuar ndihmë për arrestimin e Armando Markut, i cili akuzohet për vrasjen e shtetasit Hemaund Ali Hussain, krim i ndodhur në shtator të vitit 2019 në Hartlepool të Anglisë.

Ambasada britanike ka publikuar foton e 26-vjeçarit shqiptar dhe reagimin e detektives së policisë së Klevelandit që ka hetuar këtë krim.

“Do të dyfishojmë përpjekjet tona për të gjetur dhe arrestuar Armando Markun. Hetimet na bëjnë të besojmë se ai ka lënë Mbretërinë e Bashkuar dhe aktualisht ndodhet jashtë. Ne nuk do të ndalemi dhe do të përdorim të gjitha metodat e disponueshme për ta gjetur. Do ta nxisja të paraqitet dhe t’i dorëzohet autoriteteve lokale, pasi është vetëm çështje kohe para se policia ta gjejë dhe ta arrestojë”.

Për vrasjen e 32-vjeçarit Hemaund Ali Hussain është vënë së fundmi nën akuzë S. D. 40-vjeçari u ndalua në një stacion treni në Bruksel më 23 dhjetor dhe këtë javë u ekstradua në Mbretërinë e Bashkuar.

Për këtë krim janë dënuar me burgim të përjetshëm E. M, i cili po vuan dënimin në Angli. Para 4 vitesh u shpallën fajtorë gjithashtu tre persona: N. S u dënua me 15 vjet burg, D. P me 19 vite, dhe Q. M, gjithashtu me 19 vjet burg.

Hemaund Ali Hussain u gjet i vdekur me armë zjarri në një shtëpi të rrënuar në Hartlepool, më 14 shtator të vitit 2019.

Të dënuarit për vrasjen e Ali Hussain:

S. D – Në gjykim
E. M – Burgim i përjetshëm
N. S – 15 vite burg
D. P – 19 vite burg
Q. M – 19 vite burg

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit